Gazetarët krahasojnë gjendjen e mediave të Shqipërisë me të Kosovës
Nga Tirana, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro tha gjatë një konference se gazetarët në Shqipëri janë duke u përballur me kushte të vështira në ushtrimin e profesionit të tyre.
Kryeredaktori i BIRN Besar Likmeta është dakord me këtë pohim. Në një lidhje direkte me Euronews Albania ai u shpreh se tregu mediatik në Shqipëri është i përqendruar në duart e pak kompanive që kanë interesa politike, e të cilat sipas tij, ndikojnë në punën editoriale të gazetarëve.
“Gazetarët janë nën presion për të mos raportuar lajme të caktuara, ose për të raportuar në mënyrë jo kritike”, u shpreh Besar Likmeta.
Ai tha se shumë nga mediat në Shqipëri janë krijuar për t’i shërbyer politikës dhe jo publikut, gjë që e bën punën e gazetarëve të vështirë, pasi janë të pambrojtur”, argumentoi kryeredaktori Likmeta.
“Liria jo vetëm është shkurtuar gjatë viteve të fundit por ka pasur presione të ndryshme nga korporatat me padi gjyqësore ndaj gazetarëve por edhe nga qeveria që ka tentuar të kalojë një projektligj për kontrollin e mediave online dhe është ndaluar nga një akt i Komisionit të Venecias”, tha Besar Likmeta.
Ndërsa, për gjendjen e mediave në Kosovë është më e mirë se në Shqipëri, tha për Euronews Albania Xhemajl Rexha, kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
“Ka një pluraritet të mediave të cilat nuk pengohen që t’i trajtojnë çështjet siç zgjedhin vetë ato”, u shpreh Xhemajl Rexha.
Ai tha se sipas tij çdo qeveri tenton të kontrollojë mediat dhe është në dorën e mediave nëse mund ta përballojnë presionin.
“Këtu ka rezistencë më të madhe të mediave për t’u bërë ballë qeverive. Kjo i atribuohet edhe ndihmës ndërkombëtare”, tha Xhemajl Rexha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta