Gazetari Asllan Bajrami rrëfen 12 qershorin 1999: Nuk e imagjinoja dot se po përjetoja çlirimin e Kosovës
Gazetari Asllan Bajrami, i cili në vitin 1999 ishte anëtar i redaksisë së Kosovës në Radiotelevizionin Shqiptar dhe raportoi nga terreni futjen e forcave të NATO-s në Kosovë, rrëfeu për Euronews Albania përjetimet e asaj dite.
Asllani qe vendosur pranë kufirit mes Maqedonisë së Veriut dhe bashkë me operatorin e RTSH-së, Driton Ymeri, jo vetëm që filmoi helikopterët dhe forcat e NATO-s teksa hynin në Kosovë, por mundi të fiksonte edhe përjetimet e para të shqiptarëve të cilët e prisnin me padurim atë ditë.
“Pavarësisht paralajmërimeve se mund të qëlloheshim nga snajperë të maskuar serbë nga kodrinat rrotull pranë kufirit, arritëm të mbërrinim në vendin dhe kohën e duhur, mes natës së 11 dhe 12 qershorit 1999,” – tregoi Asllani teksa shtoi se operatori Ymeri po përdorte për herë të parë kamerën.
Ish-gazetari i RTSH-së tregoi se ushtarët e NATO-s e uronin kur mësonin se ishte nga Kosova dhe po raportonte për shqiptarët për misionin e tyre. Asllani tha se përjetimi i shqiptarëve të vendosur në kampet e kufirit ishte gjithashtu emocionues.
“Ne ishim të parët nga mediat shqiptare që fiksuam kalvarin e tankeve britanike që po futeshin në Kosovë dhe ishte një lajm i jashtëzakonshëm për gjithë botën sepse frenoi një shtet si Serbia që kishte ushtruar një gjenocid të paparë që nuk e njeh historia që pas Luftës së Dytë Botërore,” – tha Asllani teksa e konsideroi atë ditë të papërshkrueshëm emocionalisht.
“Nuk e imagjinoja dot nëse e arrita vërtetë si gazetar ditën e çlirimit të Kosovës dhe gjithmonë e kujtoj, jo vetëm më 12 qershor, por çdo ditë dhe them a jemi vallë vërtetë të çliruar dhe si duket kemi ende shumë punë për të bërë që Kosova të jetë shtet i dinjitetshëm e serioz me një klasë politike përgjegjëse,” – analizoi Asllani.
I pyetur se si u prit 12 qershori 1999 në anën e UÇK-së, Asllani tha se “ata ishin bërë njësh me NATO-n” dhe se “ndërhyrja e tyre ishte një forcë më shumë”.
“Nga data 24 mars 1999 kur nisën bombardimet e NATO-s e deri në përfundim të luftës, ushtria dhe paramilitarët serb kanë ushtruar terror të jashtëzakonshëm, janë hakmarrë ndër gra e burra duke hapur rreth 500 varre masive për të fshehur krimet e tyre, rreth 410 masakra ndodhën në Kosovë, u përdhunuan rreth 20 mijë gra,” – kujtoi Asllani.
Njëzetë e një vite pas çlirimit, gazetari që raportoi ditën e shumëpritur të ndërhyrjes së NATO-s, thotë se klasa politike e Kosovës “lë shumë për të dëshiruar”.
“Klasa politike nuk është në nivelin e përgjegjësive për atë çka ishte betuar si UÇK, ka mjaft probleme, të cilat besoj se brezi i ri i shqiptarëve të Kosovës do t’i lexojë drejt për të mos bërë gabime të ngjashme me ato të bëra gjatë kësaj periudhe dhe Kosova do të jetë shumë shpejt pjesë e organizatave ndërkombëtare,” – tha me optimizëm gazetari i njohur.
Lexoni gjithashtu:
Ish-pjesëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj tregon përjetimet e luftës së Kosovës
PROFIL | Veterani i UÇK-së Veli Morina i pashpresë: Do i largoj fëmijët nga Kosova
Marrëveshja e Kumanovës, preludi që i dha fund dhimbjeve të popullit shqiptar të Kosovës
Kosova shënon sot 21-vjetorin e çlirimit nga okupimi i Serbisë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta