Gazetari Burimi tregon se s’ka karantinë për shqiptarët që duan të udhëtojnë në Francë
Analisti dhe gazetari Genc Burimi tregoi në Euronews Albania se qytetarët e Shqipërisë për të hyrë në shtetin e francez duhet të kryejnë vetëm një test PCR, 72 orë më parë dhe se nuk ka karantinë.
Ai nënvizoi se vendet europiane në këtë sezon veror lehtësuan masat anti-COVID për shkak të zhvillimit të turizmit.
“Franca ka shumë nevojë për turistë në këtë moment dhe turistët kryesore që vijnë në Francë janë nga Kina. Kinezët janë bërë sot forca e parë turistike që vijnë në Francë”, u shpreh z. Burimi teksa komentoi lehtësimin e masave nga ana e shtetit francez.
Teksa foli për vendimin e fundit të Bashkimit Europian, ai tha se kjo hapje duhet nënkuptuar si një interes i dyfishtë.
“Kjo hapje duhet nënkuptuar si një interes i dyfishtë, për francezët që duan të udhëtojnë, për evropianët që duan të udhëtojnë jashtë pa kufizime dhe po ashtu për të huaj që vijnë në Europë si turistë ku shpenzojnë”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca heq rregullin për mbajtjen e maskës në ambiente publike
Bashkimi Europian heq kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë
Lehtësimi i kufizimeve, në Francë hapen palestrat. Fluks kërkesash për certifikatën e vaksinimit
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta