Gazetari Egro: Takimi Rama-Kurti, mundësi diskutimi për ‘Open Balkan’

27 Shtator 2021 | 09:52

Gazetari Franko Egro e cilësoi si shumë të rëndësishëm takimin midis kryeministrit Edi Rama me homologun e tij Albin Kurti, që po zhvillohet sot në Kosovë.

Në një intervistë për Euronews Albania gazetari theksoi se takimi është një hap për zhvillimin e një dialogu midis dy kryeministrave, duke pasur parasysh këtu përplasjet për “Open Balkan”.

“Unë do ta quaja një vizitë shumë rëndësishme që duhet të ishte zhvilluar më herët. Kryeministrat do të kenë mundësi ballë për ballë për të diskutuar me argumente për tezat e domosdoshmërisë së “Open Balkan” dhe qasjeve që ka kryeministri Kurti”, u shpreh ai.

Z. Egro nënvizoi se shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë kërkojnë një unifikim të qëndrimit, sidomos për çështjet kryesore.

Sa i përket tensioneve në veri të Kosovës, ai tha se Shqipëria duhet të qëndrojë pranë Kosovës në momente të tilla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026