Gazetari Erl Murati zbërthen domethënien e taktikave elektorale të PS dhe PD
Gazetari Erl Murati i pranishëm në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania foli për strategjitë e fushatës së dy partive kryesore, PD dhe PS.
Ai theksoi se PD-ja po zhvillon takime me pjesëmarrje të madhe njerëzish, pasi sipas tij, ajo nuk e ka të garantuar frymën e rrotacionit politik.
“Është kuptueshme që opozitë te këtë një temë tjetër në këtë fushatë elektorale. PD vjen pas tetë vitesh qëndrimi në opozitë, unë besoj se me këto takime të mëdha po them duke shkelur rregullat e pandemisë, mendoj se Partia Demokratike do të kompensojë një lloj perceptimi që ekziston në publik, them perceptimi, sepse nuk e dimë dhe do ta verifikojmë më 25 prill, që atë frymën po them të shumë kërkuar për të bërë rrotacioni opozita nuk ka të garantuar 100%”, tha Murati.
Sa i takon Partisë Socialiste, gazetari mendon se ajo po luan në mbrojte dhe si “kuaj të betejës” po përdor çështjen e rindërtimit dhe pandeminë.
z. Murati po ashtu u shpreh kritik ndaj PS-së, e cila sipas tij nuk ka mundur të bëjë realitet disa premtime, siç është shëndetësia falas dhe arritjet në sistemin e drejtësisë.
“PS luan në mbrojtje dhe kuajt e betejës i ka bërë rindërtimin dhe pandeminë. Dukshëm çalon edhe ajo me bilancin e saj, sepse në 2013-n është premtuar shëndetësia falas, është premtuar reforma në drejtësi, e cila pre supozohet të prodhonte drejtësi, është një strategji, që këto premtime të 2013 nuk përsëriten si bilance të realizueshme, por kalojnë në menaxhimin e pandemisë dhe tërmetit’, theksoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë