Gazetari Ferhati zbulon arsyen pse efektivi që qëlloi Klodian Rashën s’kishte kamera
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka denoncuar dy probleme shqetësuese që ekzistojnë sot në mbarëvajtjen e Policisë së Shtetit duke iu referuar ngjarjes së fundit ku mbeti i vrarë Klodian Rasha. Ai tha se, punonjësit e policisë nuk kanë kujdes psikologjik ndërsa marrëveshja për funksionimin e kamerave të trupit nuk është rinovuar çka sjell dhe probleme. Kjo dyshohet se është edhe arsyeja pse efektivi i Shqiponjave që qëlloi mbi 25-vjeçarin Klodian Rasha nuk ka pasur kamerë trupi ditën e ngjarjes.
“Një problem që ka dalë në dritë është mungesa e trajtimit psikologjik të policisë pasi një trajtim të tillë kanë vetëm forcat speciale, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe RENEA. Pjesa tjetër nuk kanë një trajtim psikologjik. Mos të harrojmë që janë shumë faktorë që ndikojnë në performancën e një efektivi policie. Këtë nuk e them për të marrë në mbrojtje efektivin e policisë”, deklaroi Ferhati.
Mungesa e kamerës së trupit gjatë shërbimit që po kryente efektivi i shqiponjave, ka shtuar pikëpyetjet për grupin hetimor pasi pamjet e filmuara mund të hidhnin më shumë dritë mbi ngjarjen fatkeqe ku humbi jetën 25-vjeçari Klodian Rasha.
Mësohet se shumica dërrmuese e kamerave të trupit nuk funksionojnë për shkak të difekteve. Nga 65 kamera që duhet të disponojë kjo njësi e posaçme më shumë se 40 prej tyre nuk janë në gjendje pune ndërsa riparimi i tyre nuk është kryer pasi sipas informacioneve ka përfunduar kontrata me kompaninë janë blerë.
Probleme me kamerat e trupit raportohen edhe në komisariate të tjera të kryeqytetit. Këto pajisje teknologjike u aplikuan për herë të parë në vitin 2016 me qëllim shmangen e akteve korruptive apo të abritraritetit nga ana e efektivëve.
Duke denoncua dhe ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit, gazetari i Euronews Albania nënvizoi se “z. Lleshaj i ka bërë me zell ndryshimet e fundit të ligjit për Policinë e Shtetit ku ministri i Brendshëm merr më shumë kompetenca” duke shtuar se brenda vetë mazhorancës ka pasur kundërshti duke i cilësuar ndryshimet si “lajthitje”.
Për profilin e efektivit që qëlloi mbi 25-vjeçarin, Ferhati tha se policia e ka fshehur identitetin e tij ndërsa mediat nuk e kanë publikuar për shkak të etikës profesionale.
Efektivi 31-vjeçar kishte rreth 5 vite në strukturat e policisë së shtetit ndërsa prej afro 1 muaji është bërë pjesë e njësisë Shqiponja. Më herët ai ka shërbyer si patrullë në komisariatin nr. 5 në Kamëz. Efektivin po ashtu mësohet se banon me qira dhe është baba i një fëmije 3 muajsh. Ai pritet të dalë ditën e enjte para gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta