Gazetari: Hakerat kryen sulmet kibernetike nga territori shqiptar
Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se hakerat iranianë kryen sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare, teksa ndodheshin në territorin shqiptar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mahmutaj u shpreh se ata kanë dalë nga Shqipëria përmes doganave, ndaj dhe sulmuan sistemin TIMS, për të fshehur gjurmët e tyre.
“Një pjesë e hakerave e kanë bërë sulmin, pikërisht në territorin shqiptar. Kanë përdorur doganat për të dalë. Për të zhdukur imazhet e tyre, sulmuan sistemin TIMS. E sulmuan, i fshinë pamjet, serverat dhe tani ata janë të paidentifikueshëm. Tani, bllofi që ata po luajnë akoma, është që po publikojnë listën e personave të shpallur në kërkim, të njohur për krime.
Vijmë te emrat e ministrave. Nëse ministrat do dyshoheshin për vepër penale, policia, emrat e politikanëve të përfshirë në krime të ndryshme i publikon nëpër media e komunikata shtypi dhe asnjëherë këto emra nuk hidhen në databazat e policisë. Kjo është bllof. Duam apo nuk duam, shteti shqiptar u çmontua”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta