English

Gazetari i BIRN: Qytetarët kanë paguar 7 mln € te privatët për testet e COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Vladimir Karaj, gazetar i BIRN nga informacionet që ka arritur të mbledhë dhe nga një përllogaritje e bërë, thotë se shpenzimet e kryera nga qytetarët shqiptarë për të kryer teste për COVID-19 në laboratorët privatë në vend, arrijnë në 7 milionë euro.

- Advertisement -

Gazetari investigativ në një intervistë për Euroneës Albania tha se katër laboratorët privatë që janë licencuar nga qeveria shqiptare për të kryer teste për qëllime administrative kanë shkelur ligjin e konkurrencës me marrëveshjen për të vendosur një çmim të njëjtë për këtë shërbim.

“Bëhet fjalë për një shërbim mjekësor dhe këto rregullohen me ligj dhe duhet të ketë një ndërhyrje dhe hetim për të kuptuar se çfarë po ndodh. Ka mungesë transparence nga Qeveria dhe ministria e Shëndetësisë pasi këto janë institucione që licencohen nga qeveria shqiptare, nuk është treg i lirë. Sigurisht që nuk është normale dhe ajo çfarë ka ndodhur tregon për një treg të rregulluar me marrëveshje nga vetë operatorët. Autoriteti i Konkurrencës duhet të hapë të paktën një procedurë hetimi”, u shpreh z. Karaj.

Përveç mungesës së transparencës, gazetari i BIRN thekson faksin se me këtë sjelle qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë hequr nga vetja detyrimin për të kryer teste diagnostikimi për qytetarët në kohë pandemie siç e përcakton ligji.

Z. Karaj thotë se qytetarët shqiptarë janë detyruar që të paguajnë për analiza, skaner, rezonancë dhe teste në kohë pandemie në një kohë kur këto shërbime duhet të mbuloheshin nga shteti dhe të ishin falas për të gjithë.

“Ajo që është shqetësuese është fakti që qytetarët po i paguajnë këto teste ndërkohë që ka një ligj për pandemisë që detyron shtetin që të mbulojë shpenzimet për diagnostifikimin. Kjo është një barrë ekstra që i ngarkohet shqiptarëve. Qytetarë po paguajnë nga xhepi ndërkohë që ka një ligj për menaxhim me pandemisë që detyron qeverinë të mbulojë këto shpenzime”, u shpreh gazetari.

Vladimir Karaj thotë se ka kërkuar informacion pranë Ministrisë së Shëndetësisë për numrin e testeve të kryera nga laboratorët privatë por nuk i është dhënë një shifër e saktë. Ministria është mjaftuar me faktin se, “testet private zënë 40% të testeve që janë kryer deri tani”.

Nisur nga të dhënat që vetë gazetari ka arritur të mbledhë në institucionet shtetërore dhe private, ia ka bërë një përllogaritje të shpenzimeve totale për tamponë gjatë periudhës së pandemisë dhe sipas z. Karaj bëhet fjalë për një shifër 6.5-7 milionë euro.

Ai thotë se laboratorët privatë janë licencuar në fakt për të kryer vetëm teste administrative (siç kërkohen për të kaluar kufirin) por të dhënat tregojnë se shumë qytetarë kanë kryer teste diagnostikuese. Vetë privatët justifikohen me faktin se nuk arrijnë dot të dallojnë kur një qytetar kërkon test administrativ apo diagnostikues.

“Përqindja e rasteve pozitive në privat shkon nga 10 deri në 25 dhe kjo tregon se janë persona që dyshojnë se janë të prekur dhe nuk bëhet fjalë për çështje administrative. Ata nuk kanë se si e verifikojnë (laboratorët privatë) këtë por është një përgjegjësi e shkarkuar nga qeveria duke licencuar këto laboratorë”, përfundon z. Karaj.

 

Lexoni gjithashtu:

Milionat e “privatëve” për testet e COVID-19, autoritetet asnjë hetim

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?