Gazetari i BIRN thotë se Bashkisë Durrës po i bëhet presion për çështjen e mbetjeve
Besar Likmeta, gazetar i BIRN, gjatë emisionit “Raw Politics” ku u diskutua për çështjen e mbetjeve në qytetin e Durrësit, u shpreh se Këshilli i Bashkisë Durrës po vihet në presion që të pranojnë zgjidhje të detyruar.
Kjo zgjidhje tha ai është të paguajnë landfillin e Sharrës. Gazetari i BIRN thotë se “qeveria e ka lënë një vit pa zgjedhje për vend grumbullimin e mbetjeve” qytetin e Durrësit dhe gjithashtu edhe pse Këshilli i Bashkisë ka ofruar tri zgjidhje për problemin asnjëra nuk është pranuar.
“Këto pamje vijnë nga vende ku ka normë të lartë kriminaliteti, ndodh vetëm në Napoli dhe vende ku ka normë të lartë të krimit të organizuar”, deklaroi gazetari i BIRN.
Z. Likmeta nënvizon se nga kjo çështje ngrihen disa pikëpyetje që kërkojnë përgjigje. Çështja kryesore sipas tij është se nuk ka studim fizibiliteti, gjë e cila është e detyruar me ligj pasi në të kundërt çdo vendim do të ishte i paligjshëm.
Sipas tijm nëse landifilli i Sharrës ka një kapacitet edhe për të përpunuar mbetjet e Durrësit, atëherë pse qytetarët e Tiranës duhet të paguanin më shumë se sa ishin nevojat.
“Një bashkie dhe qyteti i bëhet presion për të marrë një tarifë shtesë. Çfarë interesash qëndrojnë pas këtij presioni që i bëhet Këshillit Bashkiak. Perceptimi i qeverisës qendrore është që janë bashkitë që duhet të zgjidhin problemin e mbetjeve, por kur vjen puna për vendimet, ato i merr qeveria”, u shpreh ai.
Z. Likmeta tha se kompania koncesionare që ka ndërtuar inceneratorin do të marrë të ardhura shtesë në një kohë kur nuk dihet se cili është përfituesi fundor.
Ai e cilësoi të gabuar strategjinë e qeverisë shqiptare për trajtimin e mbetjeve urbane me inceneratorë pasi ky model sipas tij nuk ndiqet më nga vendet evropiane dhe SHBA, ku ka dekada ku nuk ndërtohet asnjë incenerator.
Gazetari u shpreh se vetë djegia e mbetjeve sjell një dëm shumë të madh, vetëm nga gazrat, që çlirohen dhe se inceneratorët kanë një lloj rreziku në zonat përreth.
“Si ka mundësi që qeveria shqiptare me kapacitetet e burimeve njerëzore që ka, shkon përtej të gjitha praktikave më të mira evropiane dhe botërore për menaxhimin e mbetjeve dhe kush është interesi që i shtyn, sepse në qoftë se le të themi ka dijen e duhur, pse nuk shkon të mësojë të gjithë Evropën atëherë. Ka një pikëpyetje të madhe këtu”, tha gazetari i BIRN.
Sipas tij, deri tani janë paguar dhjetëra miliona euro nga buxheti i shtetit dhe bëri thirrje që kontrata e koncesionit të hetohet nga prokuroria pasi ka denoncime nga PD dhe Nisma Thurje.
LEXONI GJITHASHTU:
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta