Naftëtarët kërcënojnë: Nëse nuk marrim përgjigje për kërkesat tona, nesër do të hyjmë në Rafineri

12 Tetor 2020 | 07:22

Naftëtarët e Ballshit kërcënuan se  nëse nuk marrin përgjigje për kërkesat e tyre nesër do të hyjnë në Rafineri.

Gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji tregoi më tepër për gjendjen e tyre e cila duket gjithnjë më e rënduar.

Nga bisedat me naftëtarët gazetari tregoi dy prej tyre kanë pasur operacione në zemër dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë ndërkaq gjithë naftëtarët kanë probleme shëndetësore prej punës në uzinë.

Edhe pse e kanë refuzuar herë pas here kujdesin shëndetësor naftëtarët shprehen se për ta nuk është treguar kujdesi i duhur, madje dhe transportin për në spital kur gjendja është rënduar e kanë bërë me makinat e tyre.

Salianji raportoi se jashtë ambienteve të ndërtesës ku grevistët janë ngujuar nuk ka asnjë ambulancë.

“Nga ajo që ma ka komunikuar kryetari i Sindikatës së Naftëtarëve deri më tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar qoftë nga deputeti i zonës të cilit i kanë bërë thirrje që të vijë t’i takojë naftëtarët pasi e njeh situatën më nga afër dhe ka qenë drejtori i Uzinës së Ballshit, Ismet Beqiri i cili ka qenë dhe ditën e djeshme për takime elektorale nëpër qytet dhe nuk ka ardhur të takojë naftëtarët, qoftë nga Ministria e Infrastrukturës apo kryeministri të cilit i janë drejtuar shpesh naftëtarët në daljet e tyre publike”,- u shpreh gazetari i Euronews Albania.

Pyetur nëse ka ndonjë masë tjetër që do të merret nga ana e naftëtarëve për përshkallëzimin e situatës Renaldo Salianji tregoi se do të organizohet një  protestë ku do të bllokohet rruga kryesore dhe hyrja e Bashkisë së qytetit të Ballshit.

Ai sqaroi se në mbështetje të naftëtarëve do të jenë dhe familjarët e tyre ndërkohë që pritet të mblidhen edhe pjesa tjetër e naftëtarëve që jetojnë në qytetet e Patosit apo Fierit.

Gazetari sqaroi se ajo që naftëtarët po kërkojnë është vetëm vëmendja e autoriteteve.

Ditën e enjte, naftëtarët e futur në grevë urie mbyllën me kyç portën me kangjella të ish-ambulancës së uzinës së Ballshit dhe refuzuan kujdesin shëndetësor, si dhe ujin ndërkohë që po atë ditë i kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që nga e hëna të bojkotojnë gjithçka dhe të bllokojnë rrugën  kryesore të qytetit

 

Lexoni gjithashtu: 

‘Puna e tyre tek ARMO ka përfunduar’, avokati Jordan Daci tregon ‘gurin’ e fundit që kanë në dorë naftëtarët

Dita e 15-të e grevës së urisë, naftëtarët të shqetësuar nga neglizhenca e autoriteteve

“Të hënën bllokojmë rrugën”, tjetër vendim ekstrem i naftëtarëve në ditën e 13-të të grevës së urisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026