Naftëtarët tentojnë të hyjnë me forcë në rafineri, përplasen me policinë private
Sindikata e Fermerëve i është bashkuar sot grevës së naftëtarëve teksa greva në ditën e 16-të të saj, është përshkallëzuar teksa naftëtarët të prirë nga kreu i Sindikatës, Sokol Dautaj tentuan të hyjnë me forcë në rafineri, por u ndeshën me rezistencën e policisë private që ruante objektin.
Si rezultat pati një konflikt fizik mes forcave të Policisë Private dhe Sokol Dautajt, ndërkohë që ky i fundit, në gjendje të rënduar ka bërë një komunikim të shkurtër.
“Ata janë në të drejtën e Zotit që ta ruajnë atë rafineri po unë di të them kaq, pronarët e kësaj rafinerie janë naftëtarët. Kush i sheh këto pamje dhe nuk reagon është turp për ta. Unë, ditën e nesërme, do ta shihni që do të jenë gjithë naftëtarët këtu në shesh”, – u shpreh Dautaj.
Më herët, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve kërkoi nga punonjësit e policisë private që të hapin portën në mënyrë që të shohin nëse brenda rafinerisë ka apo jo pronar.
Tallje pafund e ka konsideruar situatën aktuale duke treguar se lagështia brenda ndërtese po sjell që gjithë grevistët të rezultojnë me bronkit.
Sa i përket deklaratës së Taulant Ballës në Ilva Dautaj, Sokol Dautaj shprehet se nuk ka pasur asnjë kontakt me askënd dhe se situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.
“Kolegët po vdesin brenda”,- tha ai duke sqaruar s kë këtë situatë po ndikon dhe stresi.
”Nuk dimë më ça po themi”,- u shpreh Dautaj.
“Duam të nxjerrim të palarat e këtyre (qeverisë), është aset kombëtar nuk mund të tallet askush me djersën tonë”,- shtoi kreu i Sindikatës së Naftëtarëve teksa sqaroi se do të futen në rafineri për të treguar se aty nuk ka asnjë pronar.
Edhe qytetarët që i janë bashkuar protestës reaguan teksa kërkonin të dinin se kush i paguante punonjësit e sigurisë.
Gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji më herët raportoi rreth gjendjes së naftëtarëve, e cila paraqitet e rënduar.
Pavarësisht problemeve shëndetësore ata nuk pranojnë të largohen nga ambientet dhe të marrin kujdes shëndetësor.
Naftëtarët një ditë më parë në protestën e tyre kërcënuan se do të futeshin në rafineri. Salianji tha se kjo gjë do të ndodhte sapo reshjet e shiut të përfundonin. Ai shtoi se protestës së ditës së sotme do t’i bashkohen dhe fermerët e qytetit të Fierit.
“Ata (fermerët) do të vijnë të organizuar nga Fieri dhe nga Lushnja për t’iu bashkuar protestës së naftëtarëve ndërkohë që naftëtarët i kanë bërë thirrje dhe familjarëve të tyre që të vijnë dhe të mbështesin në këtë protestë”,- raportoi Salianji.
Sipas asaj që tha gazetari në ambientet e rafinerisë së Ballshit nuk ka forca të Policisë së Shtetit. Rafineria ruhet vetëm nga Policia Private dhe punonjësit e kësaj policie ditën e sotme, ku pritet dhe ardhja e naftëtarëve në shenjë proteste, janë më të shumtë në numër.
“Deri në këto momente që po flasim nuk ka pasur asnjë komunikim qoftë nga qeveria, qoftë nga Ministria e Infrastrukturës apo nga kompania që ka qenë e fundit që ka pasur me koncesion rafinerinë e Ballshit”,- tha gazetari.
Ka pasur një konflikt fizik mes forcave të Policisë Private dhe Sokol Dautajt ndërkohë që ky i fundit, në gjendje të rënduar ka bërë një komunikim të shkurtër.
“Ata janë në të drejtën e Zotit që ta ruajnë atë rafineri po unë di të them kaq, pronarët e kësaj rafinerie janë naftëtarët. Kush i sheh këto pamje dhe nuk reagon është turp për ta. Unë, ditën e nesërme, do ta shihni që do të jenë gjithë naftëtarët këtu në shesh”,- u shpreh Dautaj.
Renaldo Salianji ka intervistuar një tjetër nga naftëtarët e pranishëm i cili u shpreh tejet agresiv sa i përket neglizhencës së qeverisë përkundrejt naftëtarëve.
“Nuk mban më ujë pilafi. Të reagojë kryeministri i Shqipërisë, janë mbledhur 130 morra, janë bërë si derra me gjakun tonë dhe ne vazhdojmë të rropatemi. Ku do shkojmë? kërkojnë këta se mos i shesin detin. Jo mo jo, greku të vijë këtu në Ballsh, do ja jap un i pari votën grekut. Këta nuk janë të zotë ta mbajnë.
Ndërkaq drejtuesi i Sindikatës së Bujqësisë tha për Euronews Albania arsyen se përse ditën e sotme i është bashkuar protestës së naftëtarëve.
“Ne kemi ardhur në shenjë solidariteti sepse mendojmë që kemi të njëjtat probleme që ka dhe Sindikata e Naftëtarëve. Ne kemi rreth një vit e gjysmë që i kemi paraqitur kërkesat tona qeverisë, të cilat kanë rënë në vesh të shurdhër. Qeveria po tregohet arrogante. Askush nuk na ka dhënë përgjigje ne njësoj si nuk po i japin përgjigje naftëtarëve”,- tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta