Gazetari Ilir Paço hap ekspozitën e tij “Presioni i Lirisë”
Lajmet e përditshme, me histori njerëzore të thurura me bojë, kërcejnë në kanvacën e ndergjegjes sonë, ndërsa për moderatorin dhe artistin Ilir Paco, fletët A4 me me lajmin e ditës janë tabloja e arratisjes nga realiteti shpesh herë i trishtë.
Ilir Paço hapi ekspozitën e tij “Presioni i Lirisë” në qendrën COD pranë kryeministrisë, me piktura të skicuara mbi fletët e lajmeve.
Ai e quan këtë ekspozitë një ditar të tij, me ngjarje të ndryshme mes vrazhdësisë së lajmit dhe lirisë së pikturës.
“Ekspozita është konceptuar si një lloj ditari, ku ai që shikon pikturën, vizatimin, skicën, mund të mësojë mbi ngjarje të ndryshme,” – u shpreh Paço.
Kuratorja e ekspozitës Albana Kozeli shpjegon se ajo që duhet të kuptojmë është përthyerja që ndodh brenda gazetarit dhe artistit.
Në fjalimin e mbajtur për miqtë tij artistë, gazetarë dhe politikanë të pranishëm në ekspozitë, Paço citoi piktorin dhe moderatorin amerikan Robert Ross, për të treguar ndjenjën e represionit nga edicionet e lajmeve dhe atë të gëzimit që i jep piktura.
Brenda e ekspozitës multimediale ishin 6 televizorë, pas të cilëve shfaqej moderatori në studion e lajmeve njëkohësisht të artit.
“Bob Ross thoshte: duam piktura të gëzueshme, nëse doni gjëra të trishta shikoni edicionin e lajmeve në televizion,” – tha Paço.
Ekspozita me 35 grafika e kuruar nga Albana Kozeli, do të qëndrojë e hapur nga data 12 shtator deri në 10 tetor.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit