Gazetari investigativ: Qeveria ka detyruar Bashkinë Durrës t’i sjellë mbetjet në Sharrë
Besar Likmeta, gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN) thotë se qeveria qendrore e ka vënë në presion Bashkinë e Durrësit, që mbetjet t’i depozitojë në Landfillin e Sharrës.
“Bashkia Durrës është lënë një vit nën presionin e mbetjeve dhe nën kërcënimin se mund të shkojë në një emergjencë mjedisore. Ka një presion nga qeveria qendrore dhe direkt nga kryeministri Edi Rama që mbetjet të depozitohen në Landfillin e Sharrës”, deklaroi z. Likmeta.
Gazetari i BIRN thekson se kjo zgjidhje e ofruar nga qeveria “krijon kosto për Bashkinë Durrës për të cilat ata nuk kanë kapacitet financiare” pasi tarifa për depozitim është rreth 40 euro për një ton mbetje për një periudhë 20-vjeçare.
Gjatë një interviste për Euronews Albania, ia u shpreh se menaxhimi i mbetjeve është kompetencë e bashkive ndërsa kjo situatë është krijuar për shkak se qeveria i ka mbyllur vend depozitimin e mbetjeve në Porto Romano.
“E vetmja zgjidhje i është dhënë t’i depozitojë në Landfillin e Sharrës. Kjo ka ardhur si përfundim i vendimeve të marra nga qeveria shqiptare. Nuk e di kush është qëllimi i qeverisë por pasojat janë se do të ketë kosto të lartë për trajtimin e mbetjeve”, tha z. Likmeta duke shtuar se kjo mund të çojë në rritjen e taksave për qytetarët.
Reporteri i BIRN nënvizon se ndodhemi para një situate monopol dhe Durrësi “nuk ka zgjidhje tjetër dhe nuk është një kontratë e negociuar hapur”. Zgjidhjen thotë ai i takon ta japë Këshilli Bashkiak i Durrësit pasi ata janë votuar nga qytetarët.
“Bashkia e Durrësit ka refuzuar t’i depozitojë kundrejt tarifës së kërkuar prej më shumë se një viti nga Landfilli i Sharës dhe i ka kërkuar qeverisë që t’i subvencionojë për një periudhë 10-vjeçare depozitimin e mbetjeve atje duke pranuar se nuk i ka kapacitetet financiar sidomos pas një tërmeti shkatërrimtar dhe një pandemi që ka shkatërruar ekonominë e qytetit bregdetar që mbështet tek turizmi”, tha ai.
Besar Likmeta tha gjithashtu se ka edhe një element tjetër në të gjithë këtë histori. Sipas tij, kapaciteti i Landfillit të Sharrës është një financim nga taksapaguesit dhe nuk ka arsye pse të tarifohet Bashkia Durrës.
“Nëse është ndërtuar mbi kapacitet duhet t’i ofrojë Durrësit para për mbetjet pasi Landfilli pretendon se do t’i djegë mbetjet dhe do të prodhojë energji elektrike dhe do ta shesë”, përfundoi gazetari i BIRN.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta