Gazetari kritik ndaj programit të “100 fshatrave”: Nuk shoh ndonjë plan strategjik, s’ka asnjë bilanc
Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli, tha se edhe pse kanë kaluar dy vjet nga prezantimi i programit të “100 fshatrave”, sot këtij plani i mungon bilanci konkret.
Përballë gazetares Ilva Tare në Euronews Albania, z. Çoçoli tha se instrumentet me të cilat duhej të matej ky program do ishte numri i të punësuarve në këto fshatra. Ky bilanc sipas tij nuk është evidentuar ende nga strukturat shtetërore.
“Është momenti i bilancit. Është prezantuar në janar të 2018, jemi pra në dy vjet. Janë 100 fshatra, nëse e marrim me një mesatare të popullsisë 800 veta, janë 80 mijë persona. Ka njeri sot të më thotë se sa është shtuar punësimi. Është tjetër gjë vetëpunësimi dhe tjetër impakti i punësimit”, tha ai.
Gazetari Fatos Çoçoli u shpreh më tej se që në fillim të nisjes së këtij projekti duheshin bërë dy llogaritje bazike. Ai shton se problem tjetër që e vëren në të gjithë këtë program është mungesa e një plani strategjik për zhvillimin e “100 fshatrave”.
“Kur u nisëm duhet të kishim të qartë dy gjëra; sa para do hidhni, sa të punësuar të rinj do kishim. Sot do ishte mirë të flisnin për shifra konkrete. Unë nuk shoh ndonjë plan strategjik për këto 100 fshatra”, u shpreh Çoçoli, duke shtuar se ky projekt duhet të vijojë me shtimin e numrit të fshatrave pasi Shqipëria ka vende me potenciale të jashtëzakonshme.
Ndiqni debatin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Programi i ”100 fshatrave” në Elbasan, në Gjinar dhe Shushicë mungojnë shërbimet më jetike
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta