Gazetari për mbylljen e “Mehmet Akif”: Çështja do të kalojë në arbitrazh
Gazetari, Vladimir Karaj deklaroi se qeveria mori një vendim që mund të penalizojë shtetin shqiptar, në lidhje me mbylljen e kolegjit turk, “Mehmet Akif”.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Karaj u shpreh se çështja do të shkojë në arbitrazh dhe në fund do të jenë qytetarët shqiptarë që do të paguajnë nga taksat e tyre, nëse vendimi i qeverisë nuk është i drejtë.
“Pretendimi i mbrojtësve ligjorë të shkollës, është që vendimi është dispropocional, është një masë ekstreme për një shkelje minimale. Barazia para ligjit, a është kjo shkollë në ato kushte që ne kemi shkollat publike? Nëse themi që infrastruktura e kësaj duhet mbyllur, çfarë duhet të bëjmë me shkollat publike?
Qeveria shqiptare nuk mund të marrë vendime të tilla, që më pas mund ta penalizojnë më shumë. Procesi gjyqësor nuk përfundon në Shqipëri. Shqipëria do të shkojë përsëri në arbitrazh dhe përsëri do duhet të mbledhim para nga taksat për të paguar dëmet e shkaktuara nga veprimet arbitrare”, theksoi ai.
Gjimnazistët e kolegjit turk, “Mehmet Akif” do të protestojnë të hënën para Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar vendimin për mbylljen e këtij institucioni arsimor.
Tre ditë më parë, qeveria vendosi mbylljen e kolegjit turk në Tiranë, “Mehmet Akif Ersoy”.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta