Neritan Sejamini: PD duhet ta mbyllë këtë histori me koalicione fiktive
Drejtuesi i emisionit “Me pak Fjalë” në Euronews Albania, Neritan Sejamini, thotë se strategjia e PD-së për të mos garuar në një listë të përbashkët me LSI-në ishte veprim i drejtë pasi garantoi pluralizmin politik.
Ai u shpreh kritik për selinë blu sa i takon raportit me aleatët, pasi për Sejaminin po vërtetohet se nuk i sollën asgjë.
“Unë mendoj se garimi veç e veç ishte gjëja më e drejtë për votuesit, sepse garantoi pluralizmin, garantoi zgjedhjet dhe politika këtu duhet të vijë. Unë jam kundër edhe në listën ne PD u futën edhe aleatët, që siç po provohet nuk kanë sjellë asgjë, por vetëm i kanë marrë PD”, tha ai.
I pranishëm në “Ilva Now”, z. Sejamini tha se Partia Demokratike duhet t’i japë fund koalicioneve fiktive dhe të krijojë identitetin e vet.
“Uroj që PD ta mbyllë këtë histori me koalicione fiktive, që mban gjallë parti që s’i sjellin asaj asgjë, më mirë që PD s’u fut në koalicion me LSI, pasi sondazhi tregoi se nuk do të fitonte gjithsesi, tani PD duhet të krijojë identitetin e vet, të bazohet te baza, idetë dhe forcat e veta pa u varur nga koalicionet. Një nga shkaqet e humbjes ishte edhe vonesa e futjes në zgjedhje, vonesë që erdhi pikërisht nga vonesa e formimit të koalicionit”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit