‘Gazetaria në kohë krizash’, OSBE: Gazetarët në Shqipëri po përballen me kushte të vështira

11 Tetor 2021 | 15:46

Gazetarët në Shqipëri janë duke u përballur me kushte të vështira në ushtrimin e profesionit të tyre. Deklarata u bë nga përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro gjatë konferencës që u zhvillua sot në Tiranë me temë “Gazetaria në kohë krizash” në Europën Juglindore.

Gjatë konferencës për mediet, Ribeiro foli edhe për agjencinë e medieve që u ngrit nga qeveria, duke theksuar se është një model që aplikohet në shumë vende, por nuk duhet cenuar aksesi i gazetarëve në marrjen e informacionit. Për paketën antishpifje, përfaqësuesja e OSBE theksoi se duhet pritur opinioni i Komisionit të Venecias.

“Ne jemi dëshmitarë të abuzimeve që kërcënojnë gazetarinë dhe e privojnë publikun nga informacioni. Të gjitha problematikat meritojnë vëmendje. Ne duhet të promovojmë një media të pavarur dhe shoh një nevojë urgjente që t’i dalim në krah gazetarëve që të kemi një media të pavarur”, u shpreh Teresa Ribeiro, përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e medias.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se media online ka nevojë të rregullohet.

“Mendoj që kur vjen fjala për median në internet, liria e përhapjes së kësaj medie ka minuar njëfarësoj lirinë e fjalës. Të vërtetat dhe gënjeshtrat janë bërë bashkëshoqëruese”, tha kreu i qeverisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026