Gazetarja Anita Hoxha nga Teksasi: 103 milionë amerikanë kanë votuar para tre nëntorit
Në një intervistë të mëparshme për Euronews Albania, Anita Hoxha “parashikoi” se rezultati në Teksas, vendin ku ajo jeton dhe punon do të jetë shumë i ngushtë dhe duket se ky “parashikim” po rezulton i vërtetë.
Sipas saj fitoren në Teksas do e ketë sërish presidenti Trump.
Ndërkohë që shprehu se anonte nga kandidati Biden, gazetarja Hoxha tregoi se nuk e mohonte zhvillimin ekonomik që administrata Trump solli për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Shqiptarët janë përfshirë në mënyrë shumë aktive në debatet politike sidomos tani së fundmi sepse debati presidencial ka qenë një nga temat më të nxehta në çdo bisedë që mund të gjeje, qoftë te amerikanët, qoftë te shqiptarët,” – u shpreh Hoxha.
Sipas saj shqiptarët që mbështesin Trump thonë se ai i ka mbajtur premtimet e tij dhe e ka zhvilluar vendin ekonomikisht por sa i përket temave si emigracioni apo zhvillimi i dialogut Kosovë-Serbi shqiptarët janë të ndarë dhe anojnë më shumë nga Biden.
Pyetur nga gazetarja Mulaj se si ka ndikuar muri me Meksikën në votat e Teksasit, Anita Hoxha sqaroi se të gjithë republikanët e konsiderojnë murin të domosdoshëm për prioritetin që do t’i japë punësimit të amerikanëve.
Në Teksas në një farë forme është i dukshëm racizmi dhe qytetarët janë kundër emigrantëve ndaj mbështesin politikat e Trump dhe murin e shohin si shumë të rëndësishëm për të mbajtur larg emigrantët e sipas tyre kësisoj edhe kriminalitetin.
Së fundmi gazetarja Anita Hoxha tregoi se pavarësisht radhëve të gjata nuk ka pasur asnjë trazirë në asnjë qendër votimi si në vendet me shumicë republikane ashtu edhe në ato demokrate.
“103 milionë amerikanë kanë votuar që përpara se të vinte dita zyrtare e zgjedhjeve. Një nga ata jam edhe unë. Unë votova para dy javësh për të evituar pikërisht radhët e gjata dhe të isha e qetë dhe të prisja rezultatin e zgjedhjeve nga shtëpia,” – përfundoi ajo.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta