Gazetarja Haxhiaj: Zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, pushtet më i konsoliduar në Kosovë

5 Prill 2021 | 13:23

Gazetarja Serbeze Haxhiaj tha se prej kohësh një mazhorancë nuk ka qenë e të tilla përmasave në Kosovë.

Sipas saj me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente, pushteti në Kosovë është më i konsoliduar dhe duket se do t’i shpëtojë krizave politike, si mosmbijetimi i qeverisë.

Sa i takon opinionit se zgjedhja e Osmanit si presidente, i lë Lëvizjes Vetëvendosjes në duar pushtetin e shumë institucioneve të rëndësishme, Haxhiaj u shpreh se këto janë hipoteza fillestare dhe ende nuk dihet si do të vijojë presidenca dhe qeverisja.

Ndërkaq për përplasjen mes figurave si Vjosa Osmani e cila shpreh parime të djathta dhe Albin Kurtit që sipas Serbeze Haxhiaj është një radikalist i majtë, ajo theksoi se e sheh si diçka që mund të ndodhë për shkak të pikëpamjeve të ndryshme.

“Mund të ketë përplasje gjatë rrugëtimit të tyre institucional duke qenë se ata të dy udhëheqin dy postet më të rëndësishme të vendit por në fakt deri më tani ata kanë funksionuar, do thoja, perfekt,” – u shpreh ajo.

Vendimi i LDK-së për të mbështetur Vjosa Osmanin, nga ana tjetër sipas Haxhiajt ishte një vendim sfidues por që në të ardhmen do i sjellë shumë përfitime Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026