Gazetarja: Marrëveshja me kishën serbe solli përçarje në Mal të Zi

25 Shtator 2022 | 12:50

Gazetarja në Mal të Zi, Ilmira Lika thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me kishën serbe nga ana e qeverisë së Dritan Abazoviç, solli përçarje në popull.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Lika u shpreh se shqiptarët prisnin më shumë nga Abazoviç dhe jo të shikonte kishën serbe me prioritet.

“Përçarje në mes të popullatës serbe dhe malazeze. Popullata malazeze ka pritur më tepër, mirëpo në këtë rast popullata malazeze është lënë në hije. Nënshkrimi i marrëveshjes, ka sjellë përçarje mes Kishës Ortodokse Malazeze dhe Kishës Ortdodokse Serbe. Është përçarë populli, këtu janë prekur edhe shqiptarët.

Nuk e prisnim nga Abazoviç do të merrej fillimisht me kishën sepse nuk ishte prioritet, por ishte me siguri ndonjë kalkulim apo marrëveshje politike. Populli nuk e ka mirërpitur në pëgjithësi dhe ky ishte një dështim i radhës i Abazoviç”, theksoi ajo.

Kuvendi i Malit të Zi votoi në orët e para të mëngjesit të 20 gushtit mosbesimin ndaj qeverisë së Dritan Abazoviç.

Qeveria u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër. Pas këtij vendimi Abazoviç do të funksionojë në mandat teknik deri në zgjedhjen e qeverisë së re.

Iniciativa për rrëzimin e qeverisë erdhi nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, si një shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviçit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026