Gazetarja Mejdini: Basha është nën presion, që të mos njohë zgjedhjet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nën presion të shtuar nga të gjitha anët pas humbjes së zgjedhjeve.
Kështu u shpreh gazetarja e njohur Fatjona Mejdini në studion e “Ilva Now” në Euronews Albania.
Ajo thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Meta po i ushtrojnë presion, që ai të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Basha është vërtet nën presion nga të gjitha anët. Ka një presion nga Berisha dhe nga Meta për të mos i njohur këto zgjedhje. Si kreu i pozitës ai dihet të marrë një vendim të rëndësishëm. Unë nuk e di nëse Basha do të kalonte në atë rrugë, sepse do ndihet i rrezikuar edhe në PD në një kohë ku zërat ndaj tij për dorëheqje do rriten. Ky është një presion shumë i madh”, tha ai.
Krahas presionit të brendshëm, znj. Mejdini mendon se kreu i PD-së ndihet i presionuar edhe nga ndërkombëtarët, të cilët sipas saj kërkojnë prej tij të pranojë rezultatin e zgjedhjeve.
“Kemi një presion të madh ndaj Bashës për t’i njohur zgjedhjet nga ana e ndërkombëtarëve. Ne sot kemi parë zëdhënësin e DASH dhe të ambasadave, që kanë theksuar ” falënderojmë kreun opozitës për fushatën e mirë që ka bërë. Ky është vlerësim për Bashën një hapje dera që ai të njohë procesin dhe tani Bashës i duhet të bëjë këtë vendim të madh, nëse do të njohë zgjedhjet, Bashës do t’i kërkohet dorëheqja nga… Berisha dhe nga faktorë që Berisha mund t’i influencojë shumë mirë. Rruga e mosnjohjes, nuk i jep Bashës garanci se ai do jetë kreu i PD”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit