English

Gazetarja ukrainase tregon pritjen në Kosovë, a po bën Evropa mjaftueshëm

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Lyudmila Makey është gazetare nga Ukraina e cila pas nisjes së agresionit rus në vendin e saj është larguar dhe strehuar në Kosovë.

- Advertisement -

Makey rrëfeu se ka vënë re shumë ngjashmëri me Ukrainën dhe Kosovën sa i takon mikpritjes.

“Unë kam përjetuar një shok kulturor kur kam ardhur këtu sepse që nga aeroporti më kanë pritur tepër ngrohtë, duke filluar nga polica, gazetarët, deputetët e te tjerët dhe pavarësisht se ishte e diel, ditë pushimi për të gjithë, ne nga aeroporti kemi shkuar në qeveri dhe jemi pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij,” – tha gazetarja.

“Mediat këtu me ftojnë për intervista. Po ashtu jam bërë e njohur në Kosovë. Dje isha në tregun e gjelbër dhe nuk e prita që njerëzit më njihnin mua dhe më kanë prit me buzëqeshje dhe më kanë afruar e përqafuar duke më thënë se ne të njohim ty, ju jeni nga Ukraina, ne ju mbështesim juve, ne jemi me ju,” – shtoi ajo.

Kritike ndaj Putin, ajo thotë se Zelenksi i ka bërë krenarë gjithë ukrainasit. Gazetarja u shpreh se presidenti rus është i sëmurë mendor dhe ka për qëllim jo vetëm frikësimin e Ukrainës, por të gjithë botës.

Sa i takon situatës së gazetarëve në Ukrainë, Makey tregoi se ky është një nga profesionet më të rrezikshme që prej 24 shkurtit.

“Gazetarët tashmë janë pa punë se shumica e mediave, redaksive ose janë bombarduar ose janë mbyllur. Shumica tani punojnë vetëm si vullnetarë. Po ashtu për mbi 30 gazetarë që kanë qenë në Mariupol dhe në territoret afër, nuk kemi ndonjë lidhje me ta dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre,” – u shpreh Makey.

Ndërkohë ndihmat e Evropës për Ukrainën tani vlerësohen maksimalisht sepse atje ka nevojë për gjithçka. Sipas saj ndihmat nuk duhet të jenë vetëm financiare apo ushtarake. Ukrainasit kanë nevojë që nga veshmbathjet deri te ushqimet dhe ka shumë për të bërë sa i takon kësaj pjese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?