Gjakftohtë dhe e armatosur ‘deri në dhëmb’, momenti kur 28-vjeçarja sulmon shkollën
Mediat amerikane kanë publikuar pamjet nga sulmi me armë zjarri që ndodhi ditën e hënë në një shkollë në Nashville.
Në video shihet autorja e sulmit, Audrey Elizabeth Hale, e cila mbërrin në ambientet e shkollës me automjetin e saj dhe më pas hynë e armatosur me tre armë në shkollë.
Me kapele të kuqe, jelek antiplumb dhe armët në dorë, 28-vjeçarja futet në ambientet e brendshme të shkollës dhe kërkon klasat ku ndodhen nxënësit.
Si pasojë e të shtënave u vranë 3 fëmijë dhe tre punonjës të shkollës.
28-vjeçarja që u identifikua si transgjinore, u përshkrua nga zyrtarët si një “e vetmuar”, që jetonte në Nashville dhe ishte e armatosur me dy pushkë dhe një pistoletë.
Ajo u ekzekutua nga forcat e policisë, ndërkohë që për rastin ka reaguar dhe presidenti Biden.
Ai tha se SHBA duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur shkollat dhe i bëri thirrje Senatit të miratojë ndalimin e armëve sulmuese – që do të kriminalizonte shitjen, prodhimin, transferimin, posedimin ose importimin e ditur të shumë llojeve të armëve gjysmë automatike dhe “me kapacitet të madh”.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë