Gjashtë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

7 Janar 2021 | 14:10

Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportojnë se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën gjashtë pacientë të prekur me Covid-19, ndërsa nga kryerja e 1417 testeve të dyshuara, 309 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, i cili konfirmon se deri tani numri total i viktimave ka shkuar në 1363.

“Numri total i rasteve pozitive është 52.943 raste nga 192.296 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.363 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 601 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 44.436 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.144”, njofton IKSHPK-ja.

 

Rastet pozitive:

Prishtinë 126 raste, Ferizaj 25 raste, Podujevë 19 raste, Vushtrri 19 raste, Mitrovicë 14 raste, Gjakovë 12 raste, Viti 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Gjilan 7 raste, Pejë 7 raste, Prizren 7 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 3 raste, Junik 3 raste, Obiliq 3 raste, Kamenicë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

Në buletinin ditor mbi pandeminë Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë masat dhe të shmangin ato vende, ku vihen re grumbullime masive të qytetarëve. Sipas ekspertëve shëndetësorë, masa të tilla janë të thjeshta, por tepër të rëndësishme për të penguar përhapjen masive të COVID-19 në popullatë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026