Gjashtëmbëdhjetë viktima dhe 494 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

19 Mars 2021 | 15:28

Gjashtëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 494 persona u diagnostikuan si të infektuar duke e çuar totalin e bilancit në 120 mijë raste dhe 2,122 viktima.

Ministria e Shëndetësisë tha të premten se viktimat ishin të moshave 54-87 vjeç nga Tirana (4), Vlora (3), Shkodra (2), Lushnja (2), Fieri, Himara, Elbasani, Librazhdi dhe Mirdita.

Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet kryen 2,986 teste prej së cilave rezultuan pozitivë 494 persona – me pozitivitet 16.5%.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 390 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 83,954 që nga fillimi i epidemisë.

Po gjatë kësaj periudhe kohore u kryen 4998 vaksinime për Covid duke e çuar totalin në 41,321 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026