Gjatë qershorit janë shkrumbuar 223 hektarë me pyje dhe shkurre në Shqipëri
Zjarret e shkaktuara prej temperaturave të larta, verën e kaluar dogjën 2.996 hektarë pyje dhe shkurre, ndërsa për muajin qershor të këtij viti deri tani janë regjistruar 223 hektarë të djegur.
Në 61 bashkitë e vendit ka shërbim zjarrfikës, ku janë të angazhuar 1180 punonjës, ose ndryshe 1 zjarrfikës për 2398 qytetarë.
Sipas të dhënave të ministrisë, çdo qytet ka minimumi 1 automjet zjarrfikës dhe 13 punonjës profesionistë, përjashtuar, Tiranën, Durrësin dhe Fierin, ku numri i automjeteve shkon në 12.
Jo më larg se 4 vite, në 2017, për të bërë të mundur shuarjen e zjarreve të përhapura në disa qytete, në ndihmë erdhi shteti fqinj Greqia, e cila nisi helikopter për t’ju bashkuar ekipeve tona.
Verën e kaluar, në fund të korrikut dhe fillim gusht zjarret u përhapen masivisht në Shkodër, Lezhë, Kukës dhe Dibër.
U desh gati një jave për të shuar flakët që përfshinë pyjet në malin e Tomorit.
Në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit u angazhuan 50 forca zjarrfikëse dhe ushtrie, dhe një helikopter.
Ndërsa në zjarrin që ka nisur të enjten në Piken kufitare të Gërçarit në Shkodër, janë angazhuar 5 efektive të repartit zjarrfikës dhe një automjet.
Por, rastet e kaluara të zjarreve, sidomos ato gjatë verës kanë treguar që lufta me to është e vështirë, e bëhet akoma më shumë kur nuk janë të mjaftueshme burimet për t’i përballuar.
Ministria e Brendshme në raste të emergjencave natyrore, disponon vetëm dy helikopterë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta