English

Gjen 11 kg kokainë në plazh, australiani e dorëzon në polici

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një burrë gjeti një pako kokainë me një vlerë prej 150.000 dollarë në plazhin Daytona në Florida.

- Advertisement -

Sipas mediave të huaja, sapo ka gjetur drogën australiani ka njoftuar policinë.

Lajmin e ka bërë me dije se shefi i sektorit të patrullimit të Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të Miami, agjenti Walter N. Slosar, në një postim në Twitter ku tha se 11 kilogramë kokainë u gjet brenda një pakoje të dyshimtë, shkruan Daily Mail. 

Ai shpjegoi se pas zbulimit, sasia e madhe e drogës u sekuestrua nga kontrolli kufitar. Kjo nuk është hera e parë që sasi të mëdha kokaine dalin kohët e fundit në plazhet e Floridës.

Më 10 tetor, agjenti Slosar tha se 30 kg kokainë u kapën në plazh në qarkun Brevard, direkt në jug të Volusia.

Në fund të korrikut, Zyra e Sherifit të Qarkut Monroe u njoftua për një pako të asaj që dyshohej të ishte kokainë midis Mangrove në Tavernier në Florida Keys. Pakoja peshonte 72 kilogramë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?