“Gjendet gjuha e përbashkët”, arrihet marrëveshja tregtare mes Europës dhe SHBA-së

27 Korrik 2025 | 19:54

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, pas takimeve intensive të zhvilluara në Skoci.

Gjatë një konference për shtyp, Trump bëri të ditur detaje nga marrëveshja, duke theksuar angazhimin e BE-së për të blerë energji amerikane në vlerën e 750 miliardë dollarëve, si dhe për të investuar në SHBA 600 miliardë dollarë shtesë krahasuar me nivelet aktuale të investimeve.

“Bashkimi Evropian do të bjerë dakord të blejë nga Shtetet e Bashkuara energji me vlerë 750 miliardë dollarë. Ata do të bien dakord të investojnë në Shtetet e Bashkuara 600 miliardë dollarë më shumë sesa po investojnë tashmë,” deklaroi Trump.

Takimet nisën të dielën, ndërsa një afat i vendosur për të premten ushtronte presion për arritjen e një marrëveshjeje, për të shmangur tarifat 30% që SHBA paralajmëroi për importet evropiane. Presidenti amerikan konfirmoi se nuk kishte hapësirë për të ulur tarifën gjithëpërfshirëse prej 15% për produktet nga BE, në mungesë të një marrëveshjeje të re.

Marrëveshja u finalizua pas paralajmërimeve të mëhershme nga Trump, se në mungesë të një ujdie deri më 9 korrik, Shtetet e Bashkuara do të aplikonin tarifa të reja që nisin nga 1 gushti, duke rritur normat nga 10% në 30% për shumicën e mallrave evropiane. Trump e justifikoi këtë me deficitin e lartë tregtar mes dy palëve.

Në deklaratën e saj përpara bisedimeve, Ursula von der Leyen e përshkroi Trump si “një negociator të ashpër”, ndërsa ky i fundit theksoi se detyrimet e reja tarifore do të zbatohen ndaj partnerëve që nuk kanë arritur marrëveshje me SHBA-në deri në fundjavë, përjashtuar tarifat ekzistuese mbi çelikun dhe aluminin.

Marrëveshja shihet si një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të marrëdhënieve tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë, pas muajsh tensionesh dhe kërcënimesh tarifore reciproke.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026