Gjendet i gjallë biznesmeni italian që dyshohej se ishte djegur brenda automjetit të tij në Pukë

18 Shtator 2021 | 08:51

Biznesmeni italian Davide Peccorelli i zhdukur prej 8 muajsh në Shqipëri, është gjetur i gjallë. Mediat italiane bëjnë me dije se 45-vjeçari është gjetur në Toskana, në një gomone në brigjet e Livornos.

Sipas asaj që shkruajnë mediat në Itali, ai kishte komunikuar në telefon me ish-bashkëshorten dhe kjo e fundit me babanë e 45-vjeçarit.

Pecorelli u zhduk pas mbërritjes në Shqipëri disa muaj më parë. Automjeti që ai kishte marrë me qira u gjet i djegur më datë 8 janar në njësinë administrative Reps të Pukës.

Nga këqyrja paraprake që u bë në brendësi të automjetit u gjetën mbetje kockash në ulësen e parë të cilat u dyshua se i përkisnin 45-vjeçarit, sende personale të tij si dhe disa produkte kozmetike.

Nga hetimet u zbulua se biznesmeni kishte lëvizur në qytete si Tirana, Shkodra, Puka dhe Vlora.

Davide Pecorelli, një sipërmarrës Italian në pronësi të të cilit rezultonte një hotel në Lama të komunës së San Giustinos si dhe disa qendra estetike në Sansepolcro, e kishte shtrirë biznesin edhe në Shqipëri prej disa muajsh për shkak të lidhjes me një vajzë shqiptare.

Disa ditë pas ngjarjes një grup ekspertësh italianë mbërritën në Policinë e Pukës për të ndjekur nga afër hetimet për zhdukjen e biznesmenit 45-vjeçar.

Biznesmeni Italian dyshohet të jetë larguar nga territori shqiptar ilegalisht ose me dokumente të falsifikuara duke mos lënë gjurmë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026