Gjendet i vdekur Coolio, këngëtari i ‘Gangsta’s Paradise’
Këngëtari amerikan Coolio, i famshëm për këngën hit të viteve ‘90 “Gangsta’s Paradise”, ka ndërruar jetë në Los Anxheles në moshën 59-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur menaxheri i këngëtarit, Xharez Pozi.
Muzikanti, fitues i një çmimi Grammy, u gjet pa shenja jete në tualetin e vilës së tij nga një shok që kishte shkuar ta takonte.
Coolio, emri i vërtetë i të cilit është Artis Leon Ajvi Xhunior, e nisi karrierën në Kaliforni nga fundi i viteve ‘80, por u bë i famshëm në nivel botëror vetëm në 95-n, kur publikoi hitin “Gangsta’s Paradise”, që shërbeu si kolonë zanore e filmit “Mendime të Rrezikshme”, me aktoren Michelle Pfeiffer.
Për këngën në fjalë, ai fitoi një vit më vonë çmimin për performancën më të mirë ‘solo’ në zhanrin rep.
Kënga “Gangsta’s Paradise” shiti miliona kopie në të gjithë botën duke arritur majat e klasifikimeve në 16 vende dhe duke u bërë hiti numër një i Billboard në 95-n.
Ajo vazhdon të dëgjohet gjerësisht dhe sapo ka kaluar 1 miliard dëgjimet në Spotify.
Menaxheri i këngëtarit saktësoi për mediat amerikane se ekipet mjekësore kur e morën trupin dyshuan për një atak kardiak.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Jemi miq”, reagon këngëtari që u shfaq duke vallëzuar me kryeministren finlandeze
- ‘Misioni i Lipës, të mbushë thasët me lekë’, këngëtari i njohur kritika ‘Sunny Hill’
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta