Gjendet një automjet i djegur, dyshohet i autorëve të atentatit në Laç

22 Korrik 2022 | 22:14

Një automjet i djegur është gjendur në fshatin Borizanë në Krujë. Dyshohet se ky automjet i përket autorëve të atentatit ndodhur mbrëmjen e së premtes në Laç, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe i plagosur Ylli Brahimi.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me atentatin e dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës, ndodhur disa ditë më parë.

Kjo për shkak se një prej shënjestrave të atentatit të sotëm, Ylli Brahimi njihej si krah dhe lidhje e Ervis Martinaj.

Tre persona mbetën të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e së dielës.

Viktimat e atentatit në mbikalimin e Fushë-Krujës ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, pjestarë të grupit kriminal të Ervis Martinaj.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe, ishte me precedent kriminal i dyshuar për vepren penale ‘Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtja pa leje’.

Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, ishte lidhje e afërt shoqërore  e Brilant Martinajt dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Arbër Hoxha, 34 vjec, nga Fushë-Kuqe, ishte lidhje e afert shoqërore e Brilant Martinajt dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026