Gjendja epidemiologjike e COVID-19 në Kosovë raportohet e qëndrueshme

5 Korrik 2021 | 15:24

Autoritetet shëndetësore thonë se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete në Kosovë.

Të dhënat janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të cilës janë kryer 1.105 testime, ndërsa 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Prej ditësh situata epidemiologjike në Kosovë raportohet e stabilizuar dhe këtë e dëshmojnë rastet e të shëruarve.

Listës totale të të shëruarve gjatë orëve të fundit i janë shtuar pesë qytetarë, kurse totali i të shëruarve ka shkuar në 105.381, që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë injektuar 206.443 doza vaksinash.

Qyteti më i prekur në Kosovë nga epidemia është Prishtina, e cila raporton numrin më të lartë të viktimave dhe të rasteve të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani 2,261 qytetarë  kanë humbur jetën për shkak të komplikacioneve të infeksionit të COVID-19.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026