Gjendje e jashtëzakonshme prej protestave kundër COVID në Ontario

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Ontario të Kanadasë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas protestave të shoferëve të kamionëve kundër kufizimeve të pandemisë.

Protestat e shoferëve kanë paralizuar aktivitetin në atë zonë, pasi ata kanë me kamionë duke bllokuar bllokuar rrugën kryesore tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Ontario ndodhet në Kanadanë Lindore, kë kufi me SHBA-në.

- Advertisement -

Kryeministri i provincës Ontario, Doug Ford, u zotua se do të bëjë gjithçka për t’u dhënë fund protestave.

Shoferët e kamionëve po kërkojnë që të hiqen të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të COVID-19.

Gjatë një konference për mediat, Ford tha më 11 shkurt se ka vënë në fuqi në mënyrë urgjente ligje që synojnë të ndalin ndërprerjen e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave.

Në propozimin e Ford janë përfshirë edhe gjoba deri në 100,000 dollarë kanadezë (80,000 dollarë amerikanë) dhe deri në një vit burg për ata që e bllokojnë qarkullimin.

Ford pranoi se kanadezët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore kur nuk pajtohen me Qeverinë, por tha se “kjo më nuk është një protestë”.

Shoferët e kamionëve e kanë marrë “peng” qytetin e Otavës ku aktualisht jetojnë një milion banorë, dhe “kanë shënjestruar rrugët për transportin e ushqimit, karburanteve dhe mallrave përgjatë kufijve”, teksa “kanë tentuar që ta shtyjnë agjendën e tyre politike përmes pengimit, frikësimit dhe kaosit”, tha Ford.

Ministria e Shëndetësisë së Kanadasë thotë se nuk do të ketë ndryshime në masën e re për kufijtë kundër COVID-19.

Kjo masë kërkon paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit kundër coronavirusit për shoferët e kamionëve që kalojnë kufirin, në të kundërtën ata duhet të izolohen.

Qendra e Otavës është e bllokuar nga shoferët e kamionëve që prej dy javësh, ndërsa një urë që lidh Ontarion me qytetin amerikan, Detroid është mbyllur prej pesë ditësh për shkak të protestave.

Ura, që quhet Ura Ambasador, është pikë kyçe që lidh SHBA-në dhe Kanadanë. Përmes saj kalojnë një e katërta e të gjitha mallrave ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është nën presion të madh për ta vënë situatën nën kontroll, teksa SHBA-ja i ka bërë thirrje Kanadasë që të përdorë fuqitë federale për t’i dhënë fund bllokadave.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Çfarë ka në shishe? Irlanda, vendos në ektiketa rreziqet nga konsumimi i alkoolit

Të gjitha rreziqet shëndetësore që shkaktohen nga konsumimi i alkoolit, do të jenë të pasqyruara në etiketën e çdo shisheje alkool. Ky është vendimi që...

Goditi me grusht Berishën, Shehu me probleme mendore, kërkohet shtrimi në psikiatri

Pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar shtrimin në spitalin psikiatrik për Gerti Shehun, personi i cili qëlloi me grusht në...

Sheholli: Demokracia nuk mbahet me polici, të ketë zgjedhje të reja në Veri

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, komentoi situatën e tensionuar së fundmi në veri të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarëve të...

TË FUNDIT

“370 mln euro për rritjen e pagave”, Pano: Ja kush do ti paguajë kostot

Ekonomisti Pano Sako komentoi vendimin për rritjen e pagave, ku për këtë plan pritet të investohen 370 milion euro. Në një intervistë për Euronews Albania,...

Kush do ta trashëgojë pasurinë marramendëse të Tina Turner

Tina Turner grumbulloi një vlerë neto marramendëse gjatë gjithë karrierës së saj mbresëlënëse përpara vdekjes së saj tronditëse më 24 maj në moshën 83-vjeçare. Këngëtarja...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×