Gjenerali: Prezantimi i raketës nga Putini ishte sinjal për Trump dhe Kinën
I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, gjenerali Ded Prenga ka komentuar prezantimin e raketës së re bërthamore nga presidenti rus Vladimir Putin, duke e lidhur atë drejtpërdrejt me vizitën e Presidentit amerikan Donald Trump në Kinë. Sipas tij, lëvizja e Kremlinit nuk ishte rastësi, por një sinjal politik dhe strategjik se Rusia mbetet një aktor që nuk mund të përjashtohet nga ekuilibrat globalë.
Prenga theksoi se demonstrimi i kapaciteteve bërthamore nga Moska është pjesë e modernizimit të vazhdueshëm ushtarak dhe e garës së fuqive të mëdha për ruajtjen e ndikimit strategjik. Ai nënvizoi se arsenali bërthamor sot shihet më shumë si instrument parandalues dhe garanci sigurie, sesa si armë për përdorim real në konflikt.
“Kjo është thjesht dhe vetëm pjesa e pakënaqësisë së Putinit në raport me vizitën e presidentit Trump dhe delegacionit të tij në Kinë, për të thënë hapur që edhe unë jam pjesë dhe nuk mund të më përjashtoni. Kjo është më shumë në aspektin propagandistik dhe të shantazhit strategjik, për t’u treguar të tjerëve që edhe Rusia është aty. Çdo ushtri në botë ka si shtyllë kryesore modernizimin dhe Rusia vazhdon të punojë te programi bërthamor. Rusia mbetet në vend të parë për numrin e kokave bërthamore dhe kjo nuk është ndonjë surprizë e madhe. Programi bërthamor sot shihet më shumë si element garancie dhe deterrence, pra si mjet parandalimi që të mos sulmohesh. Pjesa e përdorimit real të armëve bërthamore mbetet katastrofike. Njerëzimi e di mirë këtë që nga viti 1945″, tha Prenga.
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë