Gjeorgjia miraton mes protestave të shumta ligjin për “agjentët e huaj”

14 Maj 2024 | 14:11

Parlamenti gjeorgjian ka miratuar një ligj të diskutueshëm që shtrëngon kontrollet dhe rrit gjobat për organizatat që marrin fonde nga jashtë.

Çdo kompanie, duke përfshirë mediat dhe OJQ-të, tani do t’i kërkohet të regjistrohet si “duke ndjekur interesat e një fuqie të huaj” nëse merr mbi 20 përqind të fondeve nga jashtë.

Opozita e përcaktoi projektligjin si “ligji rus”, duke tërhequr paralele me përdorimin e masave të ngjashme nga Moska për të shtypur mediat e pavarura dhe për të stigmatizuar aktivistët.

Miratimit të ligjit i paraprinë javë të tëra protestash intensive dhe të përhapura në Gjeorgji të shënuara nga përleshje midis protestuesve dhe autoriteteve policore, si dhe disa arrestime, me dhjetëra mijëra njerëz që dolën në rrugë.

Në një përpjekje të dëshpëruar për të ndaluar hyrjen e projektligjit në leximin përfundimtar, aktivistët u përpoqën të bllokojnë hyrjen e parlamentit të hënën, ndërsa gjatë fundjavës, tubime të mëdha u zhvilluan në rrugët e kryeqytetit, Tbilisi, me protestues të veshur me flamuj gjeorgjian dhe të BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë

Kremlini hodhi poshtë të mërkurën akuzat e Lituanisë se Moska po planifikon sulme ndaj infrastrukturës së vendit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka cilësuar...
14:41 | 15/07/2026

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026