Gjeorgjia miraton ligjin ‘rus’, Von der Leyen: Vendi po del nga rruga evropiane
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka dënuar reagimin e policisë ndaj protestuesve në Gjeorgji, pasi Parlamenti miratoi ligjin e kontestuar mbi influencën e huaj.
Drafti, që kaloi në seancën e dytë të tij, u kërkon mediave dhe organizatave jofitimprurëse të regjistrohen si “përfaqësuese të interesave të huaja” nëse marrin mbi 20 për qind të financimeve nga jashtë.
Në një postim në platformën “X”, Von der Leyen tha se po i ndiqte me vëmendje dhe shqetësim përleshjet mes policisë dhe protestuesve.
Ajo tha se, populli gjeorgjian dëshiron një të ardhme evropiane. “Gjeorgjia ndodhet në udhëkryq. Ajo duhet të vazhdojë të ndjekë kursin Evropian”, tha Von der Leyen.
Kritikët druhen se ligji mund të përdoret për t’i mbyllur gojën medias dhe të zhbëjë shanset e vendit për t’u bashkuar me BE-në. Një sondazh sugjeron se mbështetja e popullsisë për integrimin e Gjeorgjisë është 81 për qind.
“Ne duam të jemi pjesë e BE-së, prandaj dhe ata duan të tregohen autoritarë, totalitar dhe të dhunshëm ndaj njerëzve. Por kjo ka një kufi. Nuk mund të qeverisësh një popull që ke kundër përgjithmonë”, deklaroi Elene Khoshtaria, përfaqësuese e opozitës.
Mbështetësit e ligjit, i propozuar nga partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, deklarojnë se ai është i nevojshëm për garantimin e transparencës dhe sovranitetit kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë