Gjeorgjia tërheq ligjin “agjenti i huaj”, ekzekutivi dorëzohet pas protestave
Partia në pushtet në Gjeorgji ka deklaruar se do ta anulojë projektligjin e kontestuar për “agjentët e huaj”, pas protestave që përfshinë vendin dhe kritikave në nivel ndërkombëtar.
Disa mijëra protestues mbushën rrugët në Tbilisi gjatë javës, për t’u rebeluar ndaj ligjit të stilit rus, që nisi të diskutohej për t’u miratuar në Parlament.
Në bazë të draftit, grupet joqeveritare dhe mediat që marrin mbi 20 për qind të financimeve nga jashtë do të quheshin “agjentë të huaj influence”.
Por partia në pushtet deklaroi se do ta tërheqë projektligjin pa asnjë kusht.
Duke u vetëpromovuar si një parti qeverisëse e përgjegjshme, Ëndrra Gjeorgjiane e vuri theksin tek nevoja për të shmangur “përballjet në shoqëri”.
Gjeorgjia ka aplikuar për statusin e vendit kandidat për në BE dhe ka kërkuar të bashkohet me NATO-n. Por zyrtarët e Unionit e kritikuan draftin duke deklaruar se ai binte ndesh me vlerat evropiane.
Në një komunikatë, delegacioni i BE-së në Gjeorgji deklaroi se lëvizja për të tërhequr ligjin ishte një “njoftim i mirëpritur” dhe inkurajoi liderët politikë që t’u rikthehen reformave pro-evropiane.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta