Gjergj Bojaxhi: PS shtoi vlerën e të bërit shtëpi pa leje dhe tani që u duhen votat po e lirojnë
Aktivisti Gjergj Bojaxhi, i ftuar në studion e “Ilva Now” foli mbi ndërtimet pa leje që janë bërë në Shqipëri gjatë kohëve të fundit, kryesisht në prag të zgjedhjeve.
Z. Bojaxhiu tha se qeveria aktuale ka përdorur një metodë për të rritur vlerën e ndërtimeve pa leje, duke i ndaluar ato kur erdhën në pushtet, për t’i liruar më pas si metodë për të mbledhur vota.
“Kjo qeveri, një nga gjërat që e pëlqeva që e bëri ishte që tregoi se nuk do të lejonte me ndërtimet pa leje. Në vitet në vazhdim janë futur edhe qytetarë në burg pasi kanë bërë një mur rrethues pa leje. U shtua frika, u shtua vlera e të bërit një shtëpi pa leje dhe tani që na duhen votat po e lirojmë sepse duket sikur bëjmë ndonjë nder të madh”, tha Gjergj Bojaxhiu.
Z. Bojaxhiu e konsideron “të pacipë dhe kriminale” këtë sjellje të qeverisë Rama.
“Kjo është më e pacipë dhe më kriminale nga ana e shtetit, se sa dikur kur ishte një lloj rrumballe si para si pas fushatës me ndërtimet pa leje”, u shpreh Gjergj Bojaxhiu, duke shtuar se fenomeni është masiv.
“Shoh një fenomen masiv të ndërtimeve pa leje dhe në disa zona”, tha ai.
Analisti Plator Nesturi, e kundërshtoi z. Bojaxhi duke i thënë se nuk dihet nëse rastet janë masive apo jo, pasi mungon informacioni. Z. Nesturi shtoi më tej se 5 apo 10 raste nuk kanë ndonjë ndikim të madh.
“Na mungon informacioni. Shifrat kanë të bëjnë pasi 5 apo 10 nuk janë çështje ndikuese”, u shpreh z. Nesturi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta