Gjermania dhe Britania shtojnë ushtarët në kufi me Rusinë
Gjermania dhe Britania e Madhe dërguan trupa shtesë në Evropën Lindore. Lajmi u bë i ditur të hënën nga ministrat e Mbrojtjes së dy vendeve.
Gjermania do të dërgojë 350 ushtarë të tjerë në Lituani si pjesë e një operacioni të NATO-s. Aktualisht po udhëheq një operacion ku janë vendosur 500 ushtarë.
Kancelari Olaf Scholz paralajmëroi të dielën se Gjermania ishte e gatshme të dërgonte trupa shtesë në shtetet baltike.
Ndërkohë, Britania e Madhe po dërgon 350 ushtarë në Poloni. Ata iu shtuan trupës prej 100 ushtarëve që ndodhej atje.
Ekziston frika në rritje se Rusia po përgatitet të pushtojë Ukrainën. Perëndimi akuzon presidentin rus Vladimir Putin se ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në kufijtë e Ukrainës.
Rusia mohon se synon të pushtojë vendin, por ka kërkuar garanci të mëdha sigurie nga Perëndimi. Putin kërkon që Ukraina të mos anëtarësohet kurrë në NATO.
LEXONI GJITHASHTU:
Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës
Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
- 22:02 Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 21:45 Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet