Gjermania do ndihmojë misionin e kontrollit të kufirit ajror të Rumanisë
Gjermania është e gatshme që të zgjerojë mbështetjen e misionit të kontrollit të kufirit ajror të Rumanisë si dhe është e hapur për të bashkëpunuar me kërkesa të tjera që mund të ketë aleanca euroatlantike deklaroi ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht.
“Kam dhënë urdhër që të zgjerojmë angazhimin tonë në kontrollin ajror të Rumanisë”, iu tha Lambrecht gazetarëve pak pasi kishte përditësuar me të dhënat e fundit komisionin parlamentar të mbrojtjes.
Lambrecht shtoi se Gjermania është gjithashtu e gatshme që të përmbushë kërkesa të tjera që mund të vijnë prej NATO.
Më herët gjatë ditës ajo deklaroi se “Sulmi ndaj Ukrainës është një shkelje drastike e ligjeve ndërkombëtare”.
“Putin është i vetmi përgjegjës për vuajtjen e tmerrshme që vjen prej kësaj ngjarje”, shtoi ajo.
Në fillim të shkurtit, Gjermania dërgoi tri avionë luftarakë për të marrë pjesë në një mision të NATO për mbrojtjen e kufirit ajror të Rumanisë.
Gjermania gjithashtu ka vendosur 350 ushtarë në Lituani si pjesë e angazhimit në NATO.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 17:53 Edicioni i gjashtë i Gjirokastra Rocks Festival ndez atmosferën
- 16:38 SHBA feston 250-vjetorin e Pavarësisë. Trump: Amerika, gjithmonë e para!
- 16:29 80 ampula fentanil të vjedhura nga spitali në Romë, nis hetimi për trafikim
- 16:21 Kremlini: Po krijojmë një “zonë tampon” përgjatë kufirit me Ukrainën
- 16:17 Pas 22 vitesh, Turqia pret samitin e NATO-s, mbledh 32 vende anëtare për të menaxhuar krizat globale
- 16:13 Shpërthen kolera në perëndim të Sudanit, 30 persona humbin jetën, 800 të tjerë të infektuar