Gjermania heq kufizimet për udhëtarët nga Shqipëria, por me një kusht

20 Qershor 2021 | 18:35

Sikundër u njoftua dy ditë më parë, që prej ditës së sotme, Gjermania ka vendosur të heqë kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë në territorin e saj.

Por, kalimi bëhet vetëm duke plotësuar një prej tre kushteve. Të cilat janë: test për COVID-19, dëshmi që udhëtari e ka kaluar sëmundjen apo është vaksinuar me një nga vaksinat e njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR deri në 72 orë përpara fluturimit ose test antigen deri në 48 orë përpara fluturimit).

Udhëtarët e vaksinuar, të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin print apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026