Gjermania kundër furnizimit të Ukrainës me municione thërrmuese

7 Korrik 2023 | 13:49

“Gjermania kundërshton që Ukrainës t’i dërgohen municione thërrmuese”,-tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, më 7 korrik.

Ky reagim i Berlinit vjen një ditë pasi zyrtarët amerikanë thanë se Uashingtoni po planifikon që ta furnizojë Kievin me municione të tilla. Organizatat e të drejtave të njeriut kundërshtojnë po ashtu dërgimin e municioneve të tilla.

Ministrja Baerbock tha se Gjermania, si pjesë e 111 shteteve që kanë nënshkruar Konventën për Municionet Thërrmuese, kundërshton dërgimin e tyre në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e kësaj konvente. E pyetur të komentojë deklaratat e zyrtarëve në Uashington, Baerbock u tha gazetarëve se “kam përcjell raportimet mediave. Për ne, konventa për marrëveshja e Oslos ende vlen”.

Baerbock iu referua Konventës për Municione Thërrmuese që u nënshkrua në kryeqytetin norvegjez më 2008. Kjo konventë ndalon përdorimin, ruajtjen, prodhimin dhe transferimin e municioneve thërrmuese.

Shtëpia e Bardhë tha se çështja e dërgimit të municioneve thërrmuese në Ukrainë “po shqyrtohet”. Presidenti amerikan, Joe Biden, do të marrë pjesë në samitin e NATO-s javën e ardhshme, që pritet të dominohet nga lufta në Ukrainë.

Organizata Human Rights Watch u ka bërë thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese dhe ka kërkuar nga SHBA-ja që të mos e furnizojë Kievin me municione të tilla. Kjo organizatë tha se municionet thërrmuese janë përdorur si armë nga forcat ruse dhe ukrainase, të cilat kanë vrarë civilët ukrainas.

Municionet thërrmuese janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026