Gjermania lehtëson kufizimet e udhëtimeve për Kosovën, nga data 25 qershor

22 Qershor 2021 | 12:32

Nga 25 qershori do të ketë lehtësime të kufizimeve për udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë, për personat e vaksinuar kundër COVID-19.

Njoftimin e bëri të ditur ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ku theksoi se personat e vaksinuar, dy javë pas marrjes së dozës së fundit të vaksinës do të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë për qëllime të ndryshme, përfshi edhe ato turistike, me kusht që të posedojnë vizën Schengen.

“Nga 25.06.2021 lehtësime të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për personat plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19. Me efekt nga data 25.06.2021 për personat plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 sërish do të jenë të mundshme udhëtimet nga Kosova drejt Gjermanisë me parakushte të caktuara. Personat plotësisht të vaksinuar, dy javë pas marrjes së vaksinës së fundit do të mund të udhëtojnë drejt Gjermanisë për vizita, udhëtime afariste dhe qëllime turistike, me kusht që të posedojnë vizën eventualisht të nevojshme”, – thuhej në njoftimin e ambasadës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026