Gjermania njofton masa të reja për të ulur varësinë nga gazi rus

19 Qershor 2022 | 20:15

Gjermania do të marrë masa urgjente për të frenuar varësinë nga përdorimi i gazit rus.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck se një ndër masat do të jetë rritja e përdorimit të qymyrit, shkruan BBC.

“Për të reduktuar konsumin e gazit, duhet të përdoret më pak gaz për të prodhuar energji elektrike. Termocentralet me qymyr do të duhet të përdoren më shumë në vend të tyre.  Është e hidhur, por e domosdoshme për reduktimin e konsumit të gazit,” tha Habeck në deklaratë.

Qeveria në Berlin ka propozuar një financim prej 15 miliardë eurosh për të mbështetur reduktimin në përdorimin e gazit për energji dhe industri.

Gjiganti i gazit rus, Gazprom, njoftoi për reduktime të përsëritura këtë javë të dërgesave të saj përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, duke përmendur probleme teknike.

Por ministri Habeck e ka konsideruar këtë veprim si një vendim politik, për shkak të sanksioneve që vendet perëndimore kanë vendosur ndaj Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në ujë, burri i ministres italiane Eugenia Roccella zhduket në një liqen pranë Romës

Burri i ministres italiane të çështjeve familjare, Eugenia Roccella është zhdukur në liqenin Vico, rreth 80 km në veriperëndim të Romës. Siç raportohet nga agjencia...
21:45 | 27/06/2026

Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit

Më shumë se 10,000 hungarezë iu bashkuan të shtunën marshimit të parë vjetor të Krenarisë në Budapest që nga humbja zgjedhore e udhëheqësit të krahut...
18:32 | 27/06/2026

Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president

Aktivisti Valon Arifi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ në Euronews Albania ka folur lidhur me mitingun që do të zhvillohet në...
18:20 | 27/06/2026