Gjermania ‘përçan’ BE-në, vendet anëtare kundërshtojnë vizitën e Scholz në Kinë

2 Nëntor 2022 | 15:18

Kancelari gjerman Olaf Scholz udhëton këtë javë në Pekin, në atë që shihet si një vizitë e kontestuar.

Ajo vjen në një kohë teksa BE po përpiqet të reduktojë vartësinë nga vende si Kina, të cilën Unioni e konsideron si “partner” edhe një “rival sistematik”.

Për një ligjvënës belg, i cili u sanksionua vitin e kaluar nga Kina, momenti i udhëtimit ngre dyshime.

“Nëse Ukraina na ka mësuar diçka, ajo është se jemi më të fortë kur si evropianë qëndrojmë të bashkuar, kur të 27 vendet flasin me një zë të vetëm. Natyrisht, ky nuk është rasti nëse Scholz shkon i vetëm në Kinë për të përfaqësuar vendin e tij. Kjo është një fatkeqësi”, u shpreh Samuel Cogolati, deputet i Parlamentit të Belgjikës.

Së fundmi, Komisioni Evropian ka paralajmëruar shtetet anëtare të mos tregohen “naive” kur bëhet fjalë për investimet kineze në infrastrukturën evropiane.

Paralajmërimi duket se përkon me rastin e Scholz, i cili javën e kaluar i lejoi Pekinit të blejë një pjesë të aksioneve të Portit të Hamburgut, një nyje e rëndësishme tregtare në Evropë.

Aktualisht, Berlini po mendon se si të sheshojë marrëdhëniet mes Brukselit dhe Pekinit, por disa aleatë të kancelarit gjerman e shohin udhëtimin e tij më tepër në interes të Gjermanisë se sa të vetë Bllokut.

“Të gjithë thonë se ky është momenti për të ulur vartësinë nga Kina. Që të mos bëhemi më të varur apo të mos ngatërrohemi në një sistem ekonomik kinez në një moment të tillë kaotik. Kjo është ajo çka po habit njerëzit për këtë udhëtim, sepse atyre nuk u është dhënë ende një mesazh i qartë mbi qëllimin e tij”, theksoi Andrew Small, Fondi Gjerman Marshall.

Xi Jinping siguroi një mandat të tretë historik si president i Kinës, që mund t’i lejojë atij të bëhet një udhëheqës i përjetshëm. Scholz ka gjasa ta marrë parasysh këtë fakt përpara vizitës.

Gjithashtu, shumë tensione mbeten, përfshirë situatën mes Pekinit dhe Tajvanit dhe pozicionin ende të paqartë të Kinës mbi luftën në Ukrainë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026