Gjermania përgatitet për sulm të mundshëm rus ndaj NATO-s

2 Shkurt 2026 | 20:16

Gjermania po merr masa për të përballuar një sulm të mundshëm rus ndaj krahut lindor të NATO-s brenda dy viteve të ardhshme, kanë paralajmëruar drejtues të lartë ushtarakë gjermanë. Berlini pritet të shërbejë si qendër kryesore logjistike e aleancës, duke koordinuar dislokimin e forcave dhe transportin e pajisjeve ushtarake në rast konflikti.

Gjenerali Gerald Funke, tha se skenari më i rrezikshëm përfshin një ofensivë të gjerë ruse ndaj shteteve baltike, e cila do të përfshinte menjëherë Gjermaninë për shkak të brigadës së saj të stacionuar në Lituani. Ai paralajmëroi se një sulm i tillë do të detyronte NATO-n të dërgonte dhjetëra mijëra trupa përmes porteve dhe korridoreve gjermane, duke e bërë Gjermaninë një nyje të rëndësishme logjistike dhe operative për aleancën.

Gjermania ka hartuar një plan operacional të klasifikuar prej 1,200 faqesh, për të menaxhuar këtë rol dhe për të koordinuar veprimet e ushtrisë gjermane në rast krizash. Vlerësimet e NATO-s tregojnë se Rusia mund të arrijë kapacitetin për të mobilizuar deri në 1.5 milionë trupa deri rreth viteve 2028–2029. Sidoqoftë, drejtuesit gjermanë theksojnë se kjo përfaqëson aftësinë ushtarake të Moskës dhe jo domosdoshmërish një qëllim të konfirmuar për sulm.

Për të forcuar sigurinë në Baltik, Gjermania ka vendosur për herë të parë jashtë vendit një brigadë të përhershme: Brigadën e 45-të të Blinduar, e njohur edhe si “Brigada e Lituanisë”. Shumica e forcave të saj do të vendosen në Rūdninkai, rreth 30 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, ndërsa grupbeteja shumëkombëshe e NATO-s, aktualisht e përbërë nga tetë vende aleate, do të integrohet në strukturën e brigadës. Plani parashikon që deri në vitin 2027 rreth 4,800 ushtarë dhe 200 punonjës civilë të jenë të stacionuar në mënyrë të përhershme në krahun lindor të NATO-s, duke siguruar kapacitet të plotë luftarake dhe gatishmëri për të reaguar ndaj çdo kërcënimi.

Sipas analistëve ushtarakë, ndërsa një sulm i madh rus mbetet një skenar i rrezikshëm, mundësia më e mundshme është një veprim i kufizuar, i testimit të gatishmërisë së NATO-s dhe arkitekturës së sigurisë evropiane. Megjithatë, pranë Baltikut, Gjermania po dërgon një mesazh të qartë: ajo është e gatshme të mbrojë aleatët dhe të luajë një rol kyç në çdo krizë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026