Gjermania tërhiqet nga projekti për avionin e gjeneratës së ardhshme

18 Shkurt 2026 | 19:23

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka vënë në dyshim projektin e super avionit luftarak franko-gjerman, duke deklaruar se vështirësitë për realizimin e projektit qëndron tek kriteret, nisur nga fakti se Gjermania dhe Franca kanë nevojë për avionë të ndryshëm.

“Kemi një problem real sa u takon kritereve, të cilin nëse nuk e zgjidhim nuk do të mund të çojmë përpara projektin”, ka deklaruar Merz.

Sipas tij, francezët kanë nevojë për një lloj avioni në gjendje të transportojë armë bërthamore dhe që të mund të niset nga luftanijet. Model për të cilin ushtria gjermane nuk ka nevojë.

“Personalisht nuk do të doja që Gjermania të merrte në konsideratë prokurimin e një arsenali armësh bërthamore”, ka vijuar Merz, duke kujtuar traktatet e ndryshme që ka nënshkruar vendi i tij pas Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, kancelari ka shtuar se mund të marrë në konsideratë vënien në dispozicion të palës franceze të avionëve të ushtrisë gjermane, për angazhimin e bombave atomike franceze apo britanike.

Duke reaguar ndaj fjalëve të liderit gjerman, Presidenca franceze ka nënvizuar se presidenti Macron mbetet i angazhuar për suksesin e projektit.

“Nevojat ushtarake të vendeve pjesëmarrëse në projekt nuk kanë ndryshuar dhe ato përfshinin që nga fillimi kriteret franceze dhe ato të shteteve të tjera për ndërtimin e avionit të së ardhmes”, ka deklaruar Elizeu.

Pallati presidencial ka paralajmëruar se, do të ishte e pakuptueshme që mosmarrëveshjet industriale të mos tejkaloheshin, në një kohë kur siguria e Evropës është kthyer në çështje kyçe.

“Gjithashtu, duhet të tregojmë unitet dhe performancë kolektive në të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me industrinë, teknologjinë dhe mbrojtjen”, ka shtuar Parisi zyrtar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026