Gjermania ‘zhbllokon’ tanket: S’pengojmë dërgimin e ‘Leopard 2’ nga vende të tjera
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka deklaruar se nuk do ta pengojë Poloninë, nëse kjo e fundit dëshiron të dërgojë tanke të tipit “Leopard 2” në Ukrainë.
Kievi zyrtar i ka bërë disa herë thirrje Perëndimit që t’i ofrojë tanket e prodhuara në Gjermani, që pritet ta ndihmojë në mposhtjen e Rusisë.
Por Gjermania duhet ende të sigurojë tanket dhe ligjet e saj të eksportit u ndalojnë vendeve të tjera që t’i shesin ato.
Ditën e diel, zonja Baerbock tha se Polonia nuk i kishte kërkuar ende leje për eksport. “Për momentin nuk na është bërë një kërkesë, por nëse një gjë e tillë na kërkohet, ne nuk do ta pengojmë”, deklaroi shefja e diplomacisë gjermane.
Ndërkohë, kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraviecki tha të hënën se qeveria e tij do t’ia kërkojë autorizimin Berlinit. Por nga ana tjetër ai shtoi se Polonia do t’i dërgojë tanket në Ukrainë edhe nëse drita e gjelbër nuk vjen.
“Edhe në rast se ne nuk e marrim këtë konsensus, ne sërish do t’i dërgojmë tanket tona në Ukrainë, bashkë me tanket e vendeve të tjera”, deklaroi Moraviecki.
Javën e kaluar, kreu i qeverisë polake deklaroi se vendi i tij ishte gati t’i ofronte 14 tanke “Leopard 2” Kievit.
Megjithatë, ai do të preferonte të dëgjonte më parë përgjigjen e konfirmuar nga kancelari Olaf Scholz.
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
Starmer, kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që merr medaljen “Legion d’Honneur” të Francës
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun
- 19:49 Si jepen komentet negative ndaj bizneseve? Eksperti: Ja si paguhen “bot”-et elektronike
- 19:46 Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit
- 19:40 Dita e 45-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 19:33 Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie
- 19:25 Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima