Gjiknuri i përgjigjet opozitës: Pranojmë pragun dhe listat e hapura, por jo koalicionet
Partia Socialiste pranon të negociojë gjithçka në Këshillin Politik, por jo koalicionet parazgjedhore.
Në përgjigje të kërkesës së opozitës jo parlamentare për të mbledhur Këshillin Politik për të shqyrtuar propozimin e saj për hapjen e listave, Gjiknuri thekson se: “do të bëjmë edhe një përpjekje të fundit për një kompromis me opozitën jashtëparlamentare, pa vënë në rrezik arritjet dhe filozofinë e re që përcakton fryma e ndryshimeve kushtetuese për çështjen e koalicioneve, duke u fokusuar në çështjet e tjera të projektligjit siç janë pragu apo mënyra e ri-renditjes së kandidatëve bazuar në votën preferenciale të zgjedhësve”.
Kësisoj socialistët janë të gatshëm të ndryshojnë qëndrim sa i takon listave të hapura ku kandidatët të vendosen sipas rendit alfabetik, apo edhe çështjen e pragut kombëtar por jo atë të koalicioneve duke vendosur “veton” që ato të funksionojnë me listë të përbashkët.
Mbledhja e radhës e Këshillit politik u caktua në 1 tetor, ditë në të cilën ishte parashikuar më parë miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, por që u shty për të rivijuar dialogun politik por se sa dakordësi do të ketë, kjo mbetet për t’u parë pasi çështja e koalicioneve tashmë është “vijë e kuqe” për të dyja palët, si për opozitën joparlamentare ashtu edhe për maxhorancën e cila e konsideron grupimin e partive para zgjedhjeve si një taktikë elektorale.
Dhe kur bëhet fjala për zgjedhje, secila palë duket që do të kërkojë taktikën që i intereson asaj.
Lexoni gjithashtu:
Listat dhe koalicionet, Opozita e Bashkuar depoziton në Këshillin Politik propozimin
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta