Gjirokastër, piktorët e vegjël promovojnë vlerat e traditës
“Pikturojmë vlerat e traditës” titullohej atelieja artistike e çelur nga piktorët e vegjël të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Gjirokastër në mjediset e Muzeut Etnografik. Fëmijët që trajnohen në kursin e pikturës pranë kësaj qendre, realizuan punime të ndryshme me motive të traditës, etnografisë, etj.
Nëpërmjet këtij aktiviteti fëmijët u njohën me vlerat e pasura të traditës dhe folklorit të vendlindjes ndërsa zhvilluan më tej talentin e tyre për vizatimin dhe pikturën.
“Sot është një ditë e veçantë, ne kemi disa kohë që e kemi menduar përsa i përket për të sjellë fëmijët dhe për të vizatuar në mjediset e Muzeut Etnografik,për të njohur sa më mirë elementët dhe jo vetëm kaq për tu njohur edhe me historinë e tyre, kënaqësia dhe dëshira që kanë patur fëmijët lidhet me faktin për njohjen dhe kuptimin sa më mirë të elementëve përsa i përket traditës sonë”, tha Gazmend Koçollari, instruktor i kursit të pikturës.
Një piktore e vogël shpjegon veprën e saj: “Unë po pikturoj një fragment të kulturës shqipe,kultura shqipe ka shumë vlerë për ne sepse mësojmë më shumë për gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”.
Në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Gjirokastër zhvillohen kurse dhe aktivitete të shumta,të cilat mbështesin dhe promovojnë fëmijët e talentuar në art, kulturë, sport, etj.
Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 16:07 Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 16:02 Tërmeti në Venezuelë, UNICEF: 680,000 fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare
- 15:54 Turisti polak bllokohet në zonën e Gjirit të Gjipesë, ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e tij
- 15:41 Vuçiç: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi do të nisë në mars 2027
- 15:32 Ministri i Jashtëm i Iranit: Lufta duhet të përfundojë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin
- 15:23 Papa Leo lutet për viktimat e tërmetit në Venezuelë, BE dërgon ndihmë emergjente